Téléchargeur: Adam
Pays: Austria
Temps de chargement: Sep 23, 2018
Prix: Gratuit
Évaluation: Basé sur 1 utilisateurs

S'il vous plaît, vérifiez que vous n'êtes pas un robot pour charger le reste des pages

tÉlÉcharger abetare pdf

Grup autorësh
LIBËR PËR MËSUESIN
Abetare e përbashkët
Shqipëri - Kosovë
Përmbajtje
Plani mësimor vjetor
5
Plani tremujor Shtator-Dhjetor
15
Plani tremujor Dhjetor-Mars
23
Plani tremujor Mars-Qershor
31
Planifikimi ditor për Paraabetaren
39
Test për Paraabetaren
103
Planifikimi ditor për Abetaren
105
Test 1 për Abetaren
229
Test 2 për Abetaren
454
Planifikimi ditor për Pasabetaren
526
Test vjetor
618
Abetare e përbashkët Shqipëri - Kosovë
5
Plani mësimor
Lënda : Abetare mbarëkombëtare
Numri i orëve mësimore sipas tematikave
35 orë x 8 orë / javë = 280orë
Tematika
Të dëgjuarit
Të folurit
Të lexuarit
Të shkruarit
Përdorimi i drejtë i gjuhës
Gjithsej
Orë
10 orë
10 orë
160 orë
70 orë
30 orë
280 orë
1.
përgatit një plan të thjeshtë ditor me shkrim, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës;
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal;
mbikëqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen zgjidhjen;
zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën e dhënë dhe prezanton para të tjerëve mënyrat e mundshme të zgjidhjes;
parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën /problemin/ detyrën e dhënë në njërën nga format e të shprehurit;
ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim / aktivitet / detyrë, që kërkohet;
Kompetenca e të nxënit
sqaron me anë të të folurit hapat e zgjidhjes së një problemi të thjeshtë, me të cilin ballafaqohet në një situatë jetësore;
Kompetenca e të menduarit
identifikon personazhet kryesore të një tregimi, drame apo filmi dhe luan rolin e njërit prej personazheve në bashkëveprim me moshatarët;
shpreh mesazhin e një teksti të thjeshtë letrar, përmes njërës nga format shprehëse: të folurit, shkrimit, dramatizimit (lojë me role);
shkruan një tekst të shkurtër (gjysmë faqe për një temë të caktuar);
lexon me zë një tekst së paku prej gjysmë faqeje të pa lexuar më parë;
paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup;
shpreh me gojë dhe me shkrim për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të një filmi ose dokumentari,
dëgjimit të një tregimi apo përralle;
ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar, përmbajtja e të cilit nuk është më shumë se një faqe teksti;
Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së gjuhës shqipe gjatë shkallës 1
Fusha : Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe
6
Libër për mësuesin
identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në shtëpi;
3.
realizojnë punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur emocionet e tyre.
ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet audio-vizuale), përmbajtja e të cilit të mos jetë më shumë se një faqe teksti;
Kompetenca digjitale
shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të
gjithë anëtarët për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar;
diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat e punës në grup;
Kompetenca qytetare
bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj;
Kompetenca personale
gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në shtëpi dhe i përshkruan në mënyrë individuale përmes njërës nga format e të
shprehurit duke i diskutuar në grup;
2.
Abetare e përbashkët Shqipëri - Kosovë
7
Kompetenca: Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale
Nxënësi/ja:
™ Shkruan për të komunikuar idetë e veta te të tjerët nëpërmjet fjalëve, fjalive etj.;
™ Shkruan tekste të thjeshta (urim, letër, kartolinë) sipas modeleve të dhëna.
™ Shkruan fjalë dhe fjali me të diktuar;
™ U përgjigjet me shkrim pyetjeve të thjeshta.
™ Shkruan për tema të përshtatshme për moshën e tij;
™ Shkruan një tekst të shkurtër.
KOMPETENCA: Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare
Nxënësi/ja:
™ Përdor strategjitë e duhura për të lexuar tekste të thjeshta, mëson fjalë të reja, dallon fjalën, fjalinë dhe paragrafin;
™ Lexon me zë një tekst të shkurtër dhe tregon funksionin e pjesëve plotësuese të tekstit (p.sh., foto, vizatim, pamje etj.);